Fjalë Kyçe

E dashura e Emiliano Salas vjen me mesazh prekës

E dashura e Emiliano Salas vjen me mesazh prekës

Luiza Ungerer, një volejbolliste braziliani, pretendon se ajo kishte qenë e dashura e Emiliano Salas para se ai të vdiste. Ungerer ka reaguar ndaj aksidentit që ia morri jetën futbollistit dhe ka folur për herë të parë për lidhjen e tyre.

Ajo ka zbuluar se kishte shkëmbyer mesazhe me Salan ditën që kishte ndodhur aksidenti. Sapo u konfirmua se trupi i nxjerrë nga fundi i detit kishte qenë i argjentinasit, Ungerer e deklaroi dashurinë e saj për futbollistin në llogarinë e saj në Instagram, transmeton Gazeta Express.

“Do të të dua përgjithmonë”, shkroi ajo.

Ajo pastaj e bëri një intervistë për O Globo, në të cilin ajo zbuloi detaje të tjera për lidhjen e saj me Salan, lidhje kjo që Ungerer pretendon se kishte ekzistuar qysh nga viti 2017.

“Kishim shumë dhimbje pasi që ne nuk e dinim ku është aeroplani dhe nuk e dinim se çfarë do të ndodhte. Kërkimi nuk duhej të ishte ndalur. Ato ditë ishin shumë shqetësuese”, ka thënë Ungerer për O Globe.

“Unë gjithmonë kisha shpresë sepse një gjë të tillë është e nevojshme në raste të tilla. Unë kisha shpresë deri në momentin kur ia gjetën trupin, por në të njëjtën kohë unë shpresoja se do ta gjenin”.

Piper Malibu, lloji i aeroplanit të fundosur në det, u zhduk mbrëmjen e 21 janarit, përderisa me të po udhëtonte Sala dhe piloti David Ibbotson. Policia Guernsey i kishte ndalur kërkimet tri ditë më vonë, më 24 janar, pasi që nuk kishin gjetur asgjë gjatë kërkimeve.

Më vonë kishte filluar një kërkim privat, i cili u mbështet nga donacionet private. Departamenti për Hetimet e Aksidenteve Ajrore kishte thënë se një trup kishte qenë i dukshëm në rrënojat e aeroplanit, i cili ishte në fund të detit afër ishullit Guernsey.

Pas disa përpjekjeve, trupi u nxjerr me sukses nga ato rrënoja dhe javën e kaluar u konfirmua se është i lojtarit që sapo ishte transferuar në Premierligë te Cardiff City, Emiliano Sala, për 17 milionë euro.