Fjalë Kyçe

E dhimbshme: 3-vjeçari nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

E dhimbshme: 3-vjeçari nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një fëmijë humbi jetën. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës

Siç merr vesh Sinjali, familja e vogëlushit nga Rahoveci e dërguan fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Fatkeqësisht, 3-vjeçari nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të mjekëve dhe ndërroi jetë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital, teksa edhe Policia është vënë në dijeni.

Akoma nuk dihet nëse është iniciuar hetim dhe cilat janë detajet tjera të këtij rasti të trishtë.