Pak orë pasi u gjet trupi i pajetë i futbollistet shqiptare Florijana Ismajli, janë publikuar edhe fotot e para nga momenti kur zhytësit kanë njerrë trupin nga liqeni.
Gjetja e trupit u zhvillua në një zonë shumë të thellë të liqenit të Comos, jo shumë larg nga vendi ku u zhduk të shtunën e kaluar, në zonën e Musso. Trupi ishte në një thellësi prej 204 metrash, shkruan Reporteri.net
Zhytësit e zjarrfikësve kanë identifikuar trupin e pajetë të futbollistes shqiptare, Florijana Ismaili rreth orës 17:00.
Kujtojmë që mediat në Zvicër raportojnë se delegacioni i klubit, pjesë e të cilës ishte futbollistja e njohur në Zvicër, janë nisur për tek vendi ku u gjet trupi i pajetë i koleges së tyre, për të qëndruar dhe mbështetur familjen e saj, në këto momente të vështira.