Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Ky është 27 vjeçari nga Kamenica që humbi jetën nga koronavirusi

E dhimbshme: Ky është 27 vjeçari nga Kamenica që humbi jetën nga koronavirusi

Koronavirusi po vazhdon të marrë jetën e të rinjve.

27 vjeçari nga Kamenica, Bersant Rahimaj ka vdekur nga COVID-19.

Rahimaj ka vdekur sot dhe është viktima e parë që ka vdekur në kaq moshë të re.

Lajmin e ka konfirmuar edhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

Kastrati tha se Rahimaj ka qenë në intubim dhe sot ju është përkeqësuar gjendja dhe ka ndërruar jetë.

Ai tha se rasti është shumë i ndjeshëm dhe nuk guxon të lëshohet në deklarata për shkak të familjes.