Një foto shumë e dhimbshme po qarkullon në internet ku shihet dora e një gruaje e cila është vrarë në qytetin Irpin të Ukrainës.
Viktima, që është një civile banore e këtij qyteti, ka pasur në dorë çelësat dhe në to shihej edhe logo e BE-së.
“Çmimi i lirisë. Trupi i një gruaje të re në Irpin, e cila pagoi çmimin përfundimtar për dëshirën e Ukrainës për të qenë Europiane”, shkruan personi që e ka shpërndarë këtë foto.