Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Punëtori që vdiq në punë, la gruan me dy fëmijë dhe prindërit e sëmurë

E dhimbshme: Punëtori që vdiq në punë, la gruan me dy fëmijë dhe prindërit e sëmurë

Ka vdekur punëtori që u rrëzua dje teksa punonte në një ndërtesë në Mitrovicë.

Ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të rënda që ka marrë.Burime e Gazetës në Spital dhe Polici kanë konfirmuar vdekjen e punëtorit E.G, 37 vjeçar.

Sipas mjekëve, ai kishte pësuar tronditje të mëdha në kokë si dhe kishte pasur shumë plagë në trup.

Duhet theksuar se 37 vjeçari ishte duke u trajtuar në QKUK, ku edhe ka vdekur.E siç mësohet, ai prapa ka lënë gruan me dy fëmijë si dhe dy prindër në gjendje jo të mirë shëndetësore, shkruan Reporteri.Ndryshe, ai po punonte në një objekt në qendër të Mitrovicës që po ndërtohet nga kompania “Afri Universal”.