Kosova dhe sporti kosovar sot ka marrë një lajm të trishtë!
Ish atleti Mustafë Baqaj, pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë në moshën 42-vjeçare.
Lajmin e konfirmon për gazetën “Bota sot”, ish atleti, Zymer Alaj.
“Është ndarë nga jeta ish atleti Mustafë Baqaj, ish anëtar i KA Deçani dhe KA juniku. Varrimi bëhet sot në ora 15 në fshatin e lindjes në Drenoc të Deçanit”, tregon Alaj.
Vdekja në moshë të re e Baqajt është një humbje e madhe për mbretëreshën e sporteve dhe në përgjithësi sportin e Kosovës.