Fjalë Kyçe

E dhimbshme: Vdes nga koronavirusi shtatzëna 28-vjeçare, grimerja Liberta Selaci

E dhimbshme: Vdes nga koronavirusi shtatzëna 28-vjeçare, grimerja Liberta Selaci

Një shtatzënë 28-vjeçare nga Vushtrria ka vdekur pas infektimit me COVID-19. Bëhet fjalë për Liberta Selacin, me profesion grimere, raporton Express.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar për Gazetën Express doktoresha e Mjekimit Intenziv, Agreta Gecaj-Gashi.

Për vdekjen e saj kanë njoftuar edhe familjarët. Ata kanë njoftuar se varrimi bëhet sot në varrezat e fshatit në prezencë të familjarëve të ngushtë dhe nuk do të ketë të pame.

Njoftimi i plotë:

Te nderuar dashamire, shoqeri e familjare

Liberta na la, mbreme vone ia dorzoi shpirtin Krijuesit fuqiplote bashke me beben, qe e kishte ne barkun e saj e qe e donte aq shume.

Liberta, me e mira prej nesh, luftoi shume, por nuk ia doli.

Shpirtin na e keputi, duke na lene nje varre te hapur per tere jeten ne loçken e zemres sone.

Liberta, per shpetimin e te ciles u lut i tere qyteti, e tere shoqeria e familja jone, do te mbetet kujtimi me i mire e me i dashur ne jetet tona.

Pusho e qete me bebushin tend, e neve na prit atje, ne Xhenetet e Allahut!

Varrimi behet ne varrezat e fshatit Banjske me Dreke ne ora 13:00 ne rreth te ngushte familjar e shoqeror.

Te pame nuk do te kete, pasiqe duhet respektuar vendimi per masat anti Covid-19.

Me dhimbje te thelle,

Familja Selaci dhe Hasani