Fjalë Kyçe

E diela me diell, nga nesër rikthehen reshjet e shiut

E diela me diell, nga nesër rikthehen reshjet e shiut

Sot mbi vendin tonë do të mbaj mot me diell. Nga java e ardhshme pritet sërish rikthimi i reshjeve të shiut.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira, derisa në disa stacione mund të ketë rritje të çastit të koncentrimeve të grimcave të materies, që çojnë indeksin edhe në vlera mesatare.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 2C deri 5C, në fundjavë, e më pas shënojnë rritje deri në 10C e 12C. Maksimalet më afër vlerave mesatare dhe luhaten ndërmjet 20C e 22C.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga jugu e jugperëndimi 3-8m/s.