Fjalë Kyçe

E diela me shi dhe shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit nga Instituti

E diela me shi dhe shkarkime rrufesh, ky është parashikimi i motit nga Instituti

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë nesër, ditë e diele. Sipas njoftimit, theksohet se do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

“Vranësirat gjatë ditës vende-vende do të shoqërohen me shi dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius”, theksohet në njoftimin e IHMK-së.

Gjithashtu, instituti njofton se do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-8 m/s.