Fjalë Kyçe

E frikshme: studenti 21-vjeçar vdes një ditë pasi e mori vaksinën

E frikshme: studenti 21-vjeçar vdes një ditë pasi e mori vaksinën

Zyrtarët në Shtetet e Bashkuara janë duke e hetuar vdekjen e studentit të Universitetit të Cincinnatit një ditë pasi e mori vaksinën e kompanisë “Johnson & Johnson” kundër Covid-19.

John Foley, 21 vjeç, vdiq të shtunën e kaluar. Trupi i tij i pajetë u gjet pak kohë më pas nga shokët e dhomës, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Departamenti i Shëndetësisë në Ohio dhe autoritetet lokale të drejtësisë janë duke i pritur të dhënat mjekësore dhe rezultatet e testimeve para se ta përcaktojnë zyrtarisht shkakun e vdekjes.

Vdekja e të riut erdhi pasi Qendrat për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata e Ushqimit dhe Ilaçeve në ShBA rekomanduan që të ndërpritet përdorimi i vaksinës së kompanisë “Johnson & Johnson” pas regjistrimit të gjashtë rasteve me mpiksje të gjakut.

Tash për tash nuk ekziston ndonjë dëshmi që vaksina me një dozë për Covid-19 ka qenë shkaktare e vdekjes së studentit.

Sipas një zyrtari hetues, raporti preliminar i autopsisë tregon se shkaku i vdekjes mund të ketë qenë një problem me zemrën ose me frymëmarrjen e jo mpiksja e gjakut.