Fjalë Kyçe

E FUNDIT: Zbulohet kur do të zyrtarizohet Eden Hazard si lojtar i Real Madridit

E FUNDIT: Zbulohet kur do të zyrtarizohet Eden Hazard si lojtar i Real Madridit

Hazard kurrë nuk e ka mbajtur të fshehur dëshirën e tij për të veshur fanellën e bardhë dhe ai hodhi poshtë më shumë se tri tentime të rinovimit të kontratës nga Blutë.

Sipas gazetës Marca, transferimi i yllit belg mund të finalizohet në ditët në vijim, pasi dy klubet dhe lojtari kanë një marrëveshje dhe ëndrra e Hazard për të luajtur në Santiago Bernabeu është vendosur të bëhet e vërtetë.

“Kur ai është një nga më të mirët në botë, ai do të bëhet lojtar i Real Madridit”, tha presidenti në përgjigjen e tij kur u pyet për Hazardin.

Ky moment ka mbërritur tashmë dhe ylli i Chelsea do të jetë një lojtar i Madridit sapo të përfundojë sezoni, edhe pse londinezët janë ende duke luftuar për të përfunduar në katërshe të Ligës Premier dhe trofeun e Ligës së Evropës.