Dy policë u sulmuan dje në fshatin Reshtan të Suharekës gjatë kohës së kufizimit të lëvizjeve.
Policia ka bërë të ditur se është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili së bashku me dy të dyshuar tjerë nga njësiti policor janë hasë duke luajtur dhe konsumuar pije alkoolike në oborrin e shkollës duke mos respektuar vendimin e qeverisë për kufizimin e kohës së lëvizjes për shkak të virusit Covid -19.
I dyshuari i kishte sulmuar fizikisht dy zyrtar policor dhe i kishte penguar në kryerje të detyrës.
Si pasoj e sulmit i dyshuari dhe dy policë kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
Njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse dy të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.