Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në futbollin amerikan.
Në fakt, një futbollist i klubit Pittsburgh Riverhounds Soccer Club e ka humbur toruan duke e bërë një veprim josportiv, shkruan “Gazeta Express”.
Siç shihet në video, futbollisti në fjalë i shkon nga prapa kundërshtarit, me të cilin e kishte një zënkë, për ta shqelmuar në shpinë.
Me këtë rast, futbollisti i dëmtuar me numër 22 në fanellë përfundoi në spital pasi kishte lëndim të rëndë në shpinë.
PGH ishte duke humbur 1:3 dhe kjo bëri që futbollistët të nervozoheshin, me ç’rast njëri prej tyre doli nga vetja dhe e bëri këtë veprim “killer”.
Për veprime të tilla, lojtarët dënohen nga 10 ndeshje moslojë e deri në 1 vit.
Për më tepër, video në vazhdim.
— Out Of Context Football (@nocontextfooty) March 27, 2022