Fjalë Kyçe

E godet me shufër të metalit, viktima dërgohet në QKUK

Një person i dyshuar është arrestuar në Prishtinë, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur me një shufër të metalit viktimën mashkull.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit”, në Prishtinë.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Gazeta Alo/