Fjalë Kyçe

E jashtëzakonshme: Florentino Perez merr nën përkujdesje djalin e Jose Antonio Reyes

E jashtëzakonshme: Florentino Perez merr nën përkujdesje djalin e Jose Antonio Reyes

Florentino Perez, presidenti i Real Madrid ka marrë nën përkujdesje djalin e Jose Antonio Reyes, i cili ndërroi jetë ditë më parë në një aksident trafiku, transmeton Gazetasheshi.com nga Sportyou.es.

Madje, ‘bosi’ i klubit madrilien pritet ta afrojë atë në akademinë e Real Madrid, derisa do të vendoset në qendrën stërvitore të Valdebebas, aty ku janë edhe qindra fëmijë të tjerë, të cilët krahas futbollit marrin edhe shkollimin falas.

Këtë informacion e ka zbuluar Cristobal Soria në programin e famshëm “El Chiringuito”, teksa citon edhe fjalët e Perez.

“Derisa të mbush 18 vite unë përkujdesem për këtë djalosh. Mos u bëni merak, ai është në dorën time”.

Jose Antonio Reyes i cili ndërroi jetë ditë më parë në një aksident trafiku la pas vetes gruan dhe dy fëmijët.

Ai ishte pjesë e Real Madrid për një edicion në formë huazimi nga Arsenal, derisa do mbahet mend gjatë nga madrilienët për golat e shënuar në ndeshjen e fundit kampionale të vitit 2007, kur mbretërit triumfonin titullin e 30-të të La Ligas.