Fjalë Kyçe

E jashtëzakonshme: Nora me medalje të artë olimpike

E jashtëzakonshme: Nora me medalje të artë olimpike

Kosova e ka edhe medaljen e dytë të artë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.

Është xhudistja Nora Gjakova që të hënën ka arritur suksesin që e lakmojnë edhe superfuqitë botërore të sportit. Ajo ka fituar medaljen e artë në kategorinë deri 57 kilogramë.

Të shtunën, në ditën e parë të Lojërave në Tokio, titull olimpik kishte fituar Distria Krasniqi në kategorinë deri 48 kilogramë. Dhe tani Kosova i ka tri medalje të arta olimpike, falë ekipit të xhudos, të vogël në numër por të madh me vepra. Majlinda Kelmendi kishte fituar të artën në kategorinë deri 52 kilogramë në Rio 2016.