Fjalë Kyçe

“E ke çu Thaçin në Hagë”, Lladrovci reagon ashpër ndaj akuzave të Vehbi Kajtazit

“E ke çu Thaçin në Hagë”, Lladrovci reagon ashpër ndaj akuzave të Vehbi Kajtazit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar ashpër gazetarit Vehbi Kajtazi i cili më herët gjatë ditës tha se ishte pikërisht Lladrovci njëri ndër ata që “ka dërguar Hashim Thaçin në Hagë për vrasjen e Bejhadin Hallaqit”.

Me anë të një postimi në Facebook,  Lladrovci ka thënë se nëse Kosova do të kishte një sistem gjyqësor efikas, shpifjet që janë bërë ndër vite, do të duhej të kishin epilog dhe të ndaleshin njëherë e mirë.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se të hënën do të bëj padi ndaj Kajtazit.

Postimi i plotë:

Kam pritur reagime nga dje kur preka në plagë të pashëruar, por nuk e kam pritur nga Vehbi Kajtazi.

Nëse sistemi ynë gjyqësor do ishte më efikas, shpifjet që më janë bërë ndër vite, do të kishin epilog dhe do të mblidhnin mend shpifësit.

Të hënën do të shtohet edhe një padi për shpifje, kundër Vehbi Kajtazit.

Pres sjellje më dinjitoze se kolegu i tij i cili për të njëjtën shpifje thoshte se portalet i kanë fajet!.