Xherdan Shaqiri ka zbuluar mesazhet që ka marrë pasi u zyrtarizua shkarkimi i Jose Mourinho nga detyra e trajnerit të Manchester United.
“Kam marrë shumë mesazhe kur doli lajmi. Të gjithë më thonin që e kisha unë fajin për këtë”, tha futbollisti i Liverpool për “The Guardian”.
“Nuk mendoj se shkarkimi erdhi për humbjen ndaj nesh. Kishte disa arsye të tjera”, shtoi Shaqiri.
Lojtari kosovar hyri në fushë kur ndeshja ishte 1-1 dhe shënoi dy gola për t’i dhënë 3 pikë “The Redsave” shumë të vlefshme në luftën për titull.