Fjalë Kyçe

E konfirmojnë familjarët: Vdes nga COVID-19, mjeku Nijazi Ahmeti

E konfirmojnë familjarët: Vdes nga COVID-19, mjeku Nijazi Ahmeti

Familjarët e mjekut Nijazi Ahmeti, kanë konfirmuar vdekjen e tij. Ahmeti ishte i infektuar tash e disa ditë me COVID-19, shkruan Gazeta Metro.

Mjeku i njohur kosovar i estetikës, Nijazi Ahmeti, ka vdekur si pasojë e virusit COVID-19.

Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur Edona Llugiqi, familjare e të ndjerit.

Ahmeti që disa ditë është infektuar me COVID-19 , përderisa ditëve të fundit i është keqësuar gjendja shëndetësore.

Ai ka qenë mjek shumë i njohur i estetikës në Kosovë, ku shumica e VIP-ave kanë bërë ndërhyrje te ai.

Më poshtë postimi i plotë i familjares.