Fjalë Kyçe

E konfirmon Calhanoglu: Kam arritur marrëveshje me Interin

E konfirmon Calhanoglu: Kam arritur marrëveshje me Interin

Mesfushori Hakan Calhanoglu do të transferohet te Inter.

Mbrëmë filluan lajmet e para në lidhje me transferimin e Calhanoglu në Inter, transmeton lajmi.net.

Sot gjatë ditës mediat italiane kanë raportuar se mesfushori do të transferohet te “Nerazzurët” si futbollist i lirë.

Turku pak më parë ka konfirmuar lajmin për transferimin e tij:

“Kam arritur një marrëveshje me Interin. Nesër do të shkoj në Milano dhe të nënshkruaj kontratën me klubin zikaltër” tha Calhanoglu për TrtSport.

27- vjeçari do të nënshkruajë kontratë tre-vjeçare me Interin, me rrogë rreth pesë milionë euro në sezon.