Fjalë Kyçe

E konfirmon drejtori i Werderit: Rashica rikthehet kundër Augsburgut

E konfirmon drejtori i Werderit: Rashica rikthehet kundër Augsburgut

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Frank Baumann ka konfirmuar rikthimin e sulmuesit Milot Rashica.

Kosovari ishte jashtë fushës për disa muaj, shkaku i lëndimit afatgjatë, përcjellë lajmi.net.

Sidoqoftë, Baumann ka njoftuar se Rashica është mirë me shëndet dhe do jetë pjesë e skuadrës për ndeshjen e radhës kundër Augsburgut.

“Gjëja e rëndësishme është që është i shëndetshëm dhe do arrijë nivelin e tij”.

“Do të jetë me skuadrën të shtunën dhe kjo na ndihmon të gjithëve”, deklaroi ai.

Rashica më shumë gjasa do nis ndeshjen nga stoli, andaj pritet të aktivizohet në 45-minutëshin e dytë.