Tashmë është mësuar emri i futbollistit të parë që zyrtarisht është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e marsit.
Bëhet fjalë për anësorin e Hajduk Split, Emir Sahiti, që është ftuar nga përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse për dy ndeshjet e marsit, shkruan lajmi.net
Ishte Hajduku që përmes një postimi në “Twitter”, konfirmoi ftesën e marrë të Sahitit për herë të parë nga Kosova.
“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, që zhvillon dy miqësore në pushim internacional”, shkroi klubi.
Sahitiju poziv za A reprezentaciju Kosova, Atanasov konkurira za Sjevernu Makedoniju • https://t.co/AEekF3lF5G #Hajduk pic.twitter.com/kk2FvhZh5C
— HNK Hajduk Split (@hajduk) March 16, 2022