Fjalë Kyçe

E konfirmon Hajduku: Emir Sahiti ftohet për herë të parë nga Kosova për ndeshjet e marsit

E konfirmon Hajduku: Emir Sahiti ftohet për herë të parë nga Kosova për ndeshjet e marsit

Tashmë është mësuar emri i futbollistit të parë që zyrtarisht është ftuar nga Kombëtarja e Kosovës për ndeshjet e marsit.

Bëhet fjalë për anësorin e Hajduk Split, Emir Sahiti, që është ftuar nga përzgjedhësi i ri i Kosovës, Alain Giresse për dy ndeshjet e marsit, shkruan lajmi.net

Ishte Hajduku që përmes një postimi në “Twitter”, konfirmoi ftesën e marrë të Sahitit për herë të parë nga Kosova.

“Emir Sahiti është ftuar për herë të parë nga Kombëtarja e Kosovës, që zhvillon dy miqësore në pushim internacional”, shkroi klubi.