Fjalë Kyçe

Lyon: Ish ylli i Barcës merr pozitën e trajnerit, kthehet edhe Juninho

Lyon: Ish ylli i Barcës merr pozitën e trajnerit, kthehet edhe Juninho

Skuadra e Olympique Lyon ka konfirmuar se dy legjenda të futbollit po kthehen për të marrë pozita në skuadër.

Mesfushori legjendar brazilian, Juninho Pernambucano do të kthehet tek Lyon në pozitën e drejtorit sportiv, ka konfirmuar presidenti Jean – Michel Aulas, transmeton lajmi.net.

Juninho do të punojë krahë Sylvinho, i cili dikur ishte ndihmës trajner tek kombëtarja e Brazilit.

Mesfushori kishte mbrojtur fanellën e Lyon nga viti 2001 deri në vitin 2009, ku kishte shënuar 100 gola në 350 paraqitje, para se të largohej drejt Vasco da Gama.

Juninho ka zgjedhur që për trajner të skuadrës ta ketë Sylvinhon, i cili dikur ka luajtur me skuadrën e Barcelonës, si mbrojtës krahu.

Mbetet të shihet se si do të koordinohen Sylvinho dhe Juninho Pernambucano në merkaton e kësaj vere, për të përforcuar skuadrën e Lyon.