Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në rajonin e Deçanit rajonin e Deçanit lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Lajmi është bërë të ditur përmes një konference për media të thirrur nga Prokuroria e Shtetit.
“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.
Rreth dy javë më parë një vrasje e trefishtë që kishte ndodhur në Gllogjan ka tronditur opinionin.
Autobusi i nxënësve derisa ishte në lëvizje ishte qëlluar me armë automatike ku shoferi dhe dy nxënës ishin vrarë derisa kishte edhe të plagosur.