Fjalë Kyçe

E konfirmon Rangnick: Ronaldo do të luajë kundër Norwichit

E konfirmon Rangnick: Ronaldo do të luajë kundër Norwichit

Ralf Rangick e ka konfirmuar se Cristiano Ronaldo do të luajë në ndeshjen ndaj Norwichit e vlefshme për xhiron e 33-të të Premier League.

Ronaldo pati një shqetësim në këmbën e majtë pas ndeshjes me Everton dhe ishte në dyshim nëse do të luante sot apo jo.

“Është në formë dhe do të luajë”, u përgjigj shkurtazi trajneri në konferencën për medie.

Ndeshja Manchester United – Norwich do të fillojë në orën 16:00, në “Old Trafford”.

Për “Djajtë e Kuq” fitorja është e domosdoshme për ta mbajtur hapin me kundërshtarët e tjerë për një pozitë në top 4.