Pas dështimit edhe këtë edicion për inkuadrim në Superligë, skuadra gjakovare Vëllaznimi tashmë ka filluar të mendoj për edicionin e ri.
Trajneri i njohur Sadat Pajaziti pritet të jetë trajner i ri i kësaj skuadre.
Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku Pajaziti, i cili theksoi se brenda 2-3 dite pritet të finalizohet gjithçka.
“Mund të konfirmoj që kem ra dakord në parim, dhe brenda 2-3 dite mund të finalizohet e gjitha”, ka thënë trajneri nga Kosova Lindore për “Gazetën Olle”.
Në të kaluarën Pajaziti ka drejtuar disa skuadra në vendin tonë si Gjilanin, Dritën, KEK-un dhe Drenicën.