Një nga të plagosurit nga të shtënat me armë gjatë natës së mbrëmshme në Pejë, është pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës. Bëhet fjalë për J.B. i cili së bashku me dy familjarë të tij mbetën të plagosur të mërkurën në Pejë.
Nga FSK-ja kanë konfirmuar për Gazetën Online Reporteri.net se i plagosuri J.B. është pjesëtar i tyre.
“E konfirmojmë se personi në fjalë është pjesëtar i FSK-së”, thuhet në përgjigjen e tyre për Reporteri.net.
LEXO EDHE:
Bie në prangat e policisë i dyshuari kryesor për plagosjen e trefishtë në Pejë
Miratohet në Kuvend marrëveshja për burgjet me Danimarkën
KQZ fillon përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, ndan një milion euro për furnizim me kamera për vendvotime
Për rastin tashmë është arrestuar i dyshuari kryesor, 21-vjeçari Agron Gashi i cili po dyshohet për veprën penale “Vrasje në tentativë”.
Mëngjesin e sotëm, policia kishte arritur të arrestonte një tjetër person, i cili dyshohet se e ka ndihmuar dorasin ndihmuar pas kryerjes së veprës, dhe i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Policia ka bërë të ditur se Agron Gashi është recidivist i veprave penale.