Fjalë Kyçe

E lidhën në ahur për 6 orë, rrëfen gruaja nga Istogu (Video)

E lidhën në ahur për 6 orë, rrëfen gruaja nga Istogu (Video)

Në këtë ambient ditën e Bajramit kishte ndodhur një skenë jo fort e zakontë.

Dy të rinj banorë të fshatit Staradran e sollën një person këtu.

Ata dyshohet se e kishin kidnapuar një burrë nga Mitrovica të cilin e kishin lidhur në këtë ahur.“

E krejt jo ngjarje dyshohet se kishte ndodhur pasi që personi me inicialet G.B nga Mitrovica, kishte mashtruar Abedin Mavrajn.

Ky i fundit u arrestua një ditë më parë nga Policia e Kosovës.

Por, familjarët e tij thonë se djali i tyre e kishte bërë këtë gjest pasi si burri nga Mitrovica nuk i kishte qëndruar fjalës.

Madje ata thonë se familja e tyre është palë e dëmtuar.

“Neve në shtator naj kanë vjedh lopt edhe kerrin edhe qëky mitrovicës i ka thanë vllaun tem qe ja ka gjet vec duhet me ja pru do pare. Ky i ka marre paret edhe kurre nuk u lajmeru mo”.

Lendita Mavraj, thotë se nuk e dine se ne çfarë rrethanash ishte njohur i vëllai i saj me mitrovicasin.

Ajo nuk e din as se si kushëriri i tyre Gazmend Mavraj ishte përfshirë në këtë rast ku bashkë me Abedin Mavrajn, dyshohet se e kishin lidhur në ahur personin nga Mitrovica.

Ndërkohë, me rastin është duke u marrë edhe prokuroria e Pejës.

Nga organi i akuzës në këtë qytet tregojnë që në mbajtje janë dërguar tre persona.

I ndaluar është edhe vet personi që dyshohet se ishte lidhur në ahur me inicialet G.B.

Nikçi tregon që gjatë bastisjes së Policisë së Kosovës në shtëpinë e njërit prej të akuzuarve është gjetur edhe armë zjarri.

E kjo armë është gjetur pikërisht në shtëpinë e Gazmend Mavrajt.

Policia e Kosovës respektivisht stacioni rajonal i Pejës janë dukë përgatitur lëndën për në prokurori të cilët edhe do kërkojnë masën e paraburgimit prej një muaj për tre të dyshuarit.