Prishtina dhe Feronikeli takohen të mërkurën në stadiumin Fadil Vokrri, shkruan GazetaAlo.
Skuadra nga kryeqyteti ka ardhur me një njoftim në faqen e tyre zyrtare.
Ky është njoftimi i plotë.
E mërkura familjare në ndeshjen futbollistike FC Prishtina – KF Feronikeli.
Për ju, përkrahës të zjarrtë të klubit, FC Prishtina dhuron 20 bileta FALAS të Javës së XXI të Ipko Superliga, kundër ekipit KF Feronikeli, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën, më 6 Mars në Stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 17:00.
10 tifozët më fatlum do t’i fitojnë nga dy bileta në mënyrë të rastësishme.
Ndërsa, shpallja e fituesve bëhet të mërkurën, më 6 Mars 2019. /GazetaAlo