Fjalë Kyçe

E mitura shtatzënë nga Fushë Kosova pranohet për lindje, policia interviston dy persona

E mitura shtatzënë nga Fushë Kosova pranohet për lindje, policia interviston dy persona

Një vajzë e mitur shtatzënë është pranuar në gjinekologji për të kryer lindjen.

Në raportin 24 orësh të policisë thuhet se janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i të miturës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Nga reparti i gjinekologjisë është raportuar se një vajzë e mitur kosovare, shtatzënë është pranuar në maternitet për të kryer lindjen. Janë intervistuar dy të dyshuarit meshkuj kosovarë (personi me të cilin ka bashkëjetuar dhe babai i viktimës) dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.