Një 77-vjeçare ka realizuar më në fund ëndrrën e saj të fëmijërisë, duke u diplomuar në moshën 77 vjeçare. Janet MacDougall, nga Tettenhall, la shkollën për tu kujdesur për familjen e saj.
Por tani ajo tani është në vitin e fundit në Universitetin e Wolverhampton ku po studion për tekstil dhe modë. Ajo u regjistrua në një kurs pikture si një mënyrë për të kaluar dhimbjen e vdekjes së vajzës saj, 7 vite më parë, shkruan BBC.
“Mendova të nisja diçka kreative, vajza ishte e tillë, ishte një artiste edhe i pëlqente shumë muzika, tha ajo. “Kjo më frymëzoi që të vazhdoj shkollën.”
MacDougall tha se ka qenë gjithmonë kreative, por prindërit i thanë se vajzat duhet të martohen dhe se shkolla nuk do ti dhuronte asaj një punë. Kështu ajo filloi universitetin në moshën 70 vjeçare.
MacDougall është shembulli i duhur se nuk është kurrë vonë për të realizuar ëndrrat dhe nuk është kurrë vonë për të mësuar.