Koronavirusi është bërë temë kryesore në gjithë botën dhe ka çrregulluar jetën e të gjithëve.
Emri i këtij virusi ka filluar që njerëzve t’iu shërbejë si inspirim për t’ua vënë foshnjave të tyre të porsalindura.
Një çift nga qyteti Raipur në Indi ka vendosur që binjakët e tyre t’i pagëzojë me emrat Corona dhe COVID. ”Kur personeli mjekësor filloi t’i thërrasë Corona dhe COVID, vendosëm t’i pagëzojmë me këta emra”, citohet të ketë thënë nëna e tyre 27-vjeçare.
Ajo nuk e ka mohuar mundësinë emrat e tyre mund të ndërrohen dhe fëmijët e saj mund të kenë emra tjerë.