Fjalë Kyçe

E pabesueshme, ja sa bileta ka shitur Bayerni 7 javë pa filluar kampionati

E pabesueshme, ja sa bileta ka shitur Bayerni 7 javë pa filluar kampionati

Njoftimi erdhi më 28 qershor, orari për ndeshje e Bundesligës u zbulua dhe emocionoi çdo tifoz.

Fillimi i mbrojtjes së titullit për Bayern Munich do të nis kundër Hertha BSC në ‘Allianz Arena’.

Siç pritej, tifozët e Bayern nxituan të aplikojnë për biletat e tyre për sezonin e ardhshëm. Klubi njoftoi se për të gjitha ndeshjet në shtëpi nuk ka më bileta pasi janë shitur.

Kërkesat për bileta gjithashtu janë aplikuar edhe për ndeshjet si mysafir, të gjitha të shitura. Edhe njëherë u konfirmua mbështetja e madhe e ‘Bavarezëve’ ndaj klubit të tyre.

Biletat në ‘Allianz Arena’ janë shitur për 17 ndeshjet brenda, plus 17 tjerë që ekipi i Kovac do t’i luajë jashtë terrenit të tyre.