Një rast aspak i zakontë ka ndodhur dje në Premierligën angleze.
Në fakt, Manchester United e dominoi totalisht Watfodtin në “Old Trafford”, por nuk arriti të fitonte pasi loja u mbyll 0:0.
Imagjinoni, Cristiano Ronaldo i patën 22 gjuajtje drejt portës, por dështuan të shënonin gol.
Natyrisht, merita të mëdha për t’ia siguruar një pikë ekipit vizitor dhe për ta lënë rrjetën të paprekur kishte portieri, Ben Foster, transmeton express.
Ai madje u bë portieri më i vjetër, me 38 vjet e 229 ditë që arrin të mbetet i pamposhtur në “Teatrin e Ëndrrave”.
Foster është i njohur në Manchester pasi kishte mbrojtur për këtë ekip 23 herë, në periudhën 2005-2010.
Ai i bëri tri pritje vendimtare, ndërsa Ronaldo e qëlloi shtyllën, por nuk ia doli ta shënonte emrin e tij në listën e realizatorëve.