Fjalë Kyçe

E pabesueshme: Tottenham në finalen e madhe

E pabesueshme: Tottenham në finalen e madhe

Ka përfunduar përballja e kthimit gjysmëfinale e ligës së kampionëve, ndërmjet Ajaxit dhe Tottenhamit.

Skuadra angleze e Tottenhamit është kualifikuar në finalen e madhe të kësaj gare ku e pret Liverpooli.

Tottenham ka shënuar fitore në takimin e sontëm me rezultatin 2:3.

Golat i shënuan De Ligt dhe Ziyech për Ajaxin, ndërsa të tre golat për Tottenham i ka shënuar Lucas, madje të fundit e ka shënuar në minutat shtesë të takimit.

Përballja e parë ka përfunduar me fitoren e Ajaxit me rezultatin 0:1. /GazetaAlo