Fjalë Kyçe

E padëgjuar – i riu shqiptar gëlltit 84 qese me kokainë gjatë transferimit në burg

E padëgjuar – i riu shqiptar gëlltit 84 qese me kokainë gjatë transferimit në burg

Një ngjarje e jo aq e zakonshme ka ndodhur në burgun Larisas në Greqi.

Një i burgosur shqiptar, 28 vjeç, është evidentuar teksa kishte gëlltitur plot 84 paketime kokainë.

I riu po transferohej nga burgu i Koridhalos drejt atij të Larisas në Greqi, kur i është nënshtruar kontrollit të gardianëve të burgut. Pasi janë nxjerrë paketimet e kokainës, është zbuluar se ato peshonin rreth 138 gram, raporton TopChannel, transmeton Klankosova.tv.

28-vjeçari është arrestuar dhe tashmë ndaj tij do të rëndojë edhe një akuzë tjetër.