Juventus ka pyetur PSG në lidhje me transferimin e Neymar, duke e përfshirë në marrëveshje shkëmbimi me Paulo Dybala.
GlobeSport raporton se të dy klubet kanë filluar negociatat rreth këtij shkëmbimi, përcjell lajmi.net.
Interesimi i PSG për Paulo Dybala tashmë nuk është sekret, me kampionët e Francës që e shohin argjentinasin si një investim me vend.
Në anën tjetër, Neymar është i dëshpëruar me kohën e kaluar te PSG, duke kërkuar largimin, teksa po kërkohej nga Barcelona dhe Real Madrid.
Por, është tani Juventus që ky hyrë në garë për brazilianin, që dëshiron të forcojë fazën e sulmit.
Me Neymar dhe Cristiano Ronaldon në sulm, është e qartë se Juventus do të synonte fitimin e Ligës së Kampionëve.