Fjalë Kyçe

E papritur, Zidane kërkon shitjen e yllit të Real Madridit

E papritur,  Zidane kërkon shitjen e yllit të Real Madridit

Zinedine Zidane ka urdhëruar Real Madridin që ta shes Gareth Bale në afatin kalimtar veror edhe nëse ofertat nuk janë të larta për uellsianin.

“The Independent” shkruan se madrilenët nuk janë të sigurtë nëse mund të gjenerojnë 100 milionë euro nga shitja e Bale, shumë të cilën e paguan për të në vitin 2013.

Real Madridi transferoi sulmuesin uellsian nga Tottenham Hotspur në verën e vitit 2013.

Megjithatë, edhe pas gjashtë vitesh, Bale ka dështuar t’i tregojë vlerat e tij në “Santiago Bernabeu”.

Arsyeja se pse Zidane dëshiron shitjen e Bales është sepse francezi kërkon transferimin e Paul Pogbas.

Pogba ka qenë vazhdimisht i lidhur me një largim nga “Old Trafford”, teksa atë e kërkon edhe Barcelona.