Fjalë Kyçe

E pazakontë: Burri kapet duke kontrabanduar 20 zogj në valixhe

E pazakontë: Burri kapet duke kontrabanduar 20 zogj në valixhe

Policia e Perusë ka arrestuar një burrë belg në aeroportin Lima, gjatë përpjekjes për të kontrabanduar 20 zogj të gjallë në Evropë.

Hugo Conings u arrestua në aeroport për ”transportimin e 20 zogjve” që ai synonte t’i shiste në Spanjë. Conings i lidhur me Madridin, 54 vjeç mbante 20 zogj të vegjël në Kuti brenda valixheve të tij kur u arrestua.
Ai mund të përballet deri në 5 vjet burg për trafikim të paligjshëm të jetës së egër.

Disa nga zogjtë treguan shenja të dehidrimit dhe stresit, pasi kishin kaluar disa orë në kuti.

Trafikimi i paligjshëm fitimprurër konsiderohet një nga shkaqet kryesore të humbje së biodiversitetit.