Policia në Itali ka identifikuar një paketim që përmbante qindra fara kafeje dhe brenda tyre fshiheshin substanca narkotike.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, autoritetet gjetën rreth 500 fara të cilat ishin të mbushura me kokainë, dhe ishin të mbështjellura me “shirit” ngjyrë kafe.
Derisa metoda e transportit thuhet se ishte krijuar me kujdes, emri në paketë identifikoi kontrabandistët.
Policia potencoi se farat ishin transportuar nga Medelin i Kolumbisë për në aeroportin e Malpensa të Milanos, dhe pakoja po dërgohej në Firence.
Lidhur me këtë rast, autoritetet arrestuan një burrë 50 vjeçar që e pranoi këtë pako.