Fjalë Kyçe

E pazakontë, tre kryetarët e fundit të Suharekës shkojnë bashkë për udhëtim zyrtar në Gjermani!

E pazakontë, tre kryetarët e fundit të Suharekës shkojnë bashkë për udhëtim zyrtar në Gjermani!

Tre kryetarët e fundit të komunës së Suharekës (Nga parti të ndryshme) kanë shkuar së fundi bashkë në një udhëtim zyrtar në Gjermani, diçka jo fort e zakonshme në politiken kosovare.

Kryetari aktual, Bali Muharremaj i shoqëruar nga ish kryetarët e Suharekës, Sali Asllanaj dhe Blerim Kuçi kanë marrë pjesë në një program të larmishëm të organizuar nga qyteti i Fellbahut.

“Qyteti i Fellbahut ka ndihmuar 20 vite rresht që nga paslufta Qendren Rinore “Shtëpia e Fellbahut” në Suharekë”, ka shkruar ndër të tjera Muharremaj.