Fjalë Kyçe

E përqeshën për inkuadrimin e saj në politikë, nxehet Arta Nitaj

E përqeshën për inkuadrimin e saj në politikë, nxehet Arta Nitaj

Arta Nitaj ka reaguar pas kritikave që iu bënë lidhur me paraqitjen në një debat televiziv.

Arta Nitaj është njëra prej aktoreve që së fundi u anëtarësua në parti politike, ajo vendosi që t’i bashkohet Partisë Demokratike të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Aktorja së fundi ka qenë e ftuar në një debat televiziv, ku tregoi arsyet e anëtarësimit në parti politike.

Arta u kritikua për faktin që tha se ka shumë ndjekës në Instagram dhe kjo e bën me influencë në shoqëri.

Madje, numëri i madh i ndjekësve tha se mund t’ia sigurojnë edhe votat, por megjithatë sqaroi se nuk ka pretendime për poste politike.

Pas shumë kritikave që mori, ajo ka reaguar përmes një postimi në Instagram.

KY ËSHTË POSTIMI I PLOTË I ARTËS, PA NDËRHYRJE:

“Per krejt ata qe skan prit mem pa edhe ne politike, kerkoj falje qe jau kom prish rahatin po gjithsesi pom vjen mire qe jeni aktivizu pak masi skeni qa me bo krejt diten bile mereni me ket ceshtje.. Edhe inhere per juve qe skeni mujt me kap, nuk synoj poste politike, as sjom deklaru qe di per politike as per historin e kalume te partis, jom antatsu me kontribu bashk me rinin e mrekullueshme te vendit tim. Per me fol per te arriturat e vizionet e parits ka njerz adekuat qe punojne pa ndale me vite per ket vend.. Uroni fat e sukses te rinjve se nuk jena tu jau mar buken e gojes”.

Për ndryshe, Arta Nitaj u bë e famshme me rolin e Xhesikës në serialin “O sa mirë”.