Fjalë Kyçe

E pranon Guardiola: Jam dështak nëse s’e fitoj Ligën e Kampionëve

E pranon Guardiola: Jam dështak nëse s’e fitoj Ligën e Kampionëve

Pep Guardiola e ka pranuar se njerëzit do ta shohin si trajner të dështuar të Manchester City, nëse nuk e fiton Ligën e Kampionëve gjatë qëndrimit në klubin anglez.

City do ta kërkojë gjysmëfinalen në Ligën e Kampionëve sonte në ndeshjen e kthimit çerekfinale kundër Borussia Dortmundit, pasi e fitoi 2:1 të parë në shtëpi, transmeton Gazeta Express.

Gjiganti i Premierligës nuk e ka arritur gjysmëfinalen nën udhëheqjen e Guardiolës asnjëherë, pasi në tri sezone radhazi u eliminua në çerekfinale.

“Unë e di se, nëse nuk fitojmë do të më quajnë dështak dhe nëse fitojmë do të thonë ‘sa i mirë është Pep’”, tha Guardiola.

Guardiola, i cili e fitoi dy herë Ligën e Kampionëve me Barcelonën, por dështoi ta bëjë këtë në tri sezone me Bayern Munich dhe është në kërkim të trofeut të parë evropian me City.

Fituesi i këtij takimi do të përballet me Paris Saint-Germain në dy ndeshje gjysmëfinale.