Anthony Joshua është duke u përgatitur për një meç kundër Jarrell Millerit, që do të zhvillohet më 1 qershor, dhe beson se do të triumfojë në këtë përballje. Ndërsa, shton se nëse do të ndeshej me Mike Tysonin, do të pësonte disfatë, pavarësisht rrethanave.
Në moshën 20 vjet e katër muaj, Tyson u bë kampioni më i ri në kategorinë e peshave të rënda të boksit, në vitin 1986, kur e mposhti Trevor Berbickun, në Las Vegas, transmeton Gazeta Express.
Pesë vjet më vonë, Tyson u arrestua për përdhunimin e 18-vjeçares Desiree Washington dhe në vitin 1992 u dënua me gjashtë vjet burg. Ai qëndroi në burg për më pak se tre vjet.
Edhe pse u bë përsëri kampion në kategorinë e peshave të rënda, në vitin 1996, disfata e dyfishtë kundër Evander Holyfield, përfshirë këtu edhe incidentin e famshëm të kafshimit të veshit gjatë rimeçit, e filloi një rënie drastike për Tysonin.
Ish-kampioni u humbi tri katër meçet e tij të fundit, përfshirë këtu edhe dy disfata turpëruese, kundër Danny Williamsit dhe Kevin McBride.
Megjithatë, trashëgimia e tij në botën e boksit do të ekzistojë gjithmonë dhe kur Joshua, i cili i ka fituar 22 meçet e zhvilluara deri më tani, u pyet se si do të shkonte një meç kundër Tysonit, ai nuk pati aspak besim.
“Mike Tyson do të më kishte shkatërruar. Nuk ka asnjë mënyrë që unë do të arrija ta mposhtja atë njeri. Do ta kisha marrë çekun. Do të nokautohesha, ai ishte si përbindësh. Kam shumë respekt dhe mirënjohje për Tysonin”, ka thënë Joshua.
“Edhe tani që ai është 50-vjeçar, unë ende e mbaj mend si Tysonin e ri, 21-vjeçar. Ai ishte kaq i mirë dhe ka ndikuar jashtëzakonisht shumë në botën e boksit”.