Diego Hanaj është plagosur me armë zjarri nga një makinë në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:00, në lagjen ‘Pavarësia’ në Vlorë. 36-vjeçari Diego Hanaj ka qenë pranë një marketi në lagjen e tij teksa tre makina kanë i janë afruar, por vetëm një mjet tip “Range” ka ulur xhamin duke qëlluar drejt tij.
Një nga plumbat e ka kapur 36-vjeçarin në dorë, por nuk ka rrezik për jetën, shkruan dosja.al. Madje ka shkuar vetë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërkohë që policia është njoftuar nga personeli i spitalit.
Ndërkohë që i plagosuri merr mjekimin, në vendngjarje ka shkruar policia e cila po bën krehjen e zonës për të kapur autorin e plagosjes. Por deri më tani nuk dihet se përse mund të ketë ndodhur tentativa për eliminimin e Hanajt.
Ky i fundit deri më tani nuk rezulton person me precendet të mëparshëm penal, por priten që më shumë detaje të zbulohen nga dëshmia e tij për “blutë” e Vlorës.