Manchester City dhe Manchester United, po e rivalizojnë njëra-tjetrën në afatin e janarit.
Manchester United dhe Manchester City, duan ta transferojnë një mesfushor në afatin që po vjen.
Dy skuadrat nga Manchesteri duan ta transferojnë mesfushorin e Lyonit, Tanguy N’Dombele, përcjell “lajmi.net”.
Por, mesfushori i talentuar nuk po ngutet, andaj do t’i refuzoj të dy skuadrat, ndërsa po e pëlqen transferimin te Juventus.
N’Dombele është duke shkëlqyer në këtë sezon në Ligue 1, ndaj ‘Zonja e Vjetër’ është duke i prirë garës për shërbimet e tij.