Fjalë Kyçe

E rëndë / Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga koronavirusi

E rëndë / Burrë e grua nga Rahoveci vdesin brenda dy ditësh nga koronavirusi

Ka ndërruar jetë edhe një 70-vjeçar nga koronavirusi nga komuna e Rahovecit.

Dy ditë pasi që një 57-vjeçare nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ndërroi jetë si pasoje e koronavirusit, sot ka vdekur edhe bashkëshorti i saj, i cili po ashtu ishte i infektuar me COVID-19.

Këtë e ka konfirmuar për lajmi.net, i pari i Rahovecit, Smajl Latifi, i cili tha se i ndjeri ishte 70-vjeçar dhe se varrimi i tij do të bëhet sot në ora 19:30.

“Po është e vërtetë. Varrimi është sot në 19:30. Pensioner është i lindur në vitin 1950, pra 70-vjeçar. Ndërsa bashkëshortja e tij ka ndërruar jetë pardje dhe ka qenë e vitit 1963, që të dy kanë qenë të konfirmuar me Covid por sigurisht kanë pasur edhe sëmundje dhe probleme të tjera shëndetësore”, deklaroi Latifi.

Lajmi.net merr vesh se një javë më parë çifti kishte qenë prezent në një dasmë ku edhe dyshohet se janë infektuar me koronavirus.