Fjalë Kyçe

E rëndë: djali me probleme mendore vret nënën e vet

E rëndë: djali me probleme mendore vret nënën e vet

Një krim i rëndë ka ndodhur në një fshat të Pogradecit në Shqipëri pasditen e së enjtes.

Policia njofton se një 44-vjeçar që vuan nga probleme mendore dyshohet se ka qëlluar me thikë nënën 70-vjeçe duke e lënë të vdekur.

Informacion paraprak nga policia:

Më datë 06.08.2020, rreth orës 18:10, në fshatin Buçimas, shtetasi O. Ç., rreth 44 vjeç (i cili vuan nga probleme mendore) dyshohet se ka qëlluar me thikë në banesë, nënën e tij shtetasen F. Ç., rreth 70 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Në vendngjarje menjëherë kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilat bënë të mundur shoqërimin e autorit të ngjarjes në ambientet e Komisariatit.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.